Duke e mbrojtur dokumentin e nënshkruar për emrin me Maqedoninë, shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në intervistën për radio “Alfa 89” ka thënë se Greqia ka synuar në tre punë- të ndërrohet emri, të jetë erga omnes dhe të bëhen ndryshime kushtetuese.
Kocias ka kritikuar edhe opozitaren Demokracia e re, duke thënë se partitë opozitare në dyja vendet kanë pozicione identike dhe ka shtuar se “Demokracia e re funksionon si degë partiake e VMRO-DPMNE-së në Athinë”.