Mefail Ismaili
Në momentet e dhimbjeve më të mëdha të gjithë popullit, shtetit, familjarëve, nuk mundëm të qëndrojmë të denjtë, të solidarizohemi me vepra e me shpirt, por u solidarizuam vetëm me fjalë. Sa të egër!
Nuk mundëm të jemi të denjë vetëm 4 ditë, deri në ditën e varrimit, dhe derisa aktruam se na dhemb shpirti e jemi pranë të gjithë familjarëve e të afërmve të viktimave dhe të lënduarve, ne tentuam të bëjmë cirk mediatik, duke aktruar gazetarin, duke luajtur rolin e medias, duke bërë të përgjegjshmin dhe “heroin”!
Por çfar bëmë në realitet?!
Shpërndamë aq shumë “lajme” e dezinformata, me të cilat ushqyem edhe më shumë mllefin e të gjithë qytetarëve, rënduam edhe më shumë dhimbjen e familjarëve, shkaktuam dëshpërim edhe më të madh tek të gjithë qytetarët.
Madje, në emër edhe të “burimeve të informacionit” mbollëm edhe shumë frikë për gjoja përgatitjen e tensioneve ndëretnike dhe incidenteve të ngjashme. E sa më shumë që kjo përsëritej, aq më tepër më forconte bindjen, se ata që gjoja janë “të shqetësuar” për incidente, janë ata që i dëshirojnë dhe u fryjnë incidenteve.
Por nëse veç pak njerëzi ke në vete, të kujtohet se në të tre tragjeditë paraprake, as që ka ardhur në shprehje nxitja e incidenteve, por është dëshmuar solidariteti dhe mbështetja, siç u dëshmua ne Koçanin!
Ta them shkurt, në gjithë këtë tragjedi të madhe, shumë nga ne u treguam tepër jonjerzor, arrogant dhe të pashpirt! Njerëz të dobët madje edhe të egër, të cilët edhe në tragjedi kaq të mëdha, në fokus kishim vëmendjen personale, klikimet dhe interesat e vetëm disa individëve!
Prej dje 59 filizë po prehen në vendbanimin e tyre të përhershëm! Qindra familjarë të tyre kanë plagë të përjetshme.
E prej, sot vazhdoni të kërkoni atë që duhet, por, mos duke keqpërdorur ndjenjën dhe dhimbjen e nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave e më të afërmve të viktimave! Mos duke i shërbyer interesit të ngushtë të individëve të caktuar. Por vetëm duke i shërbyer të vërtetës, shtetit dhe të ardhmes më të mirë për të gjithë!
Por e di pse nuk mund ta kuptoni! Sepse zjarri djeg aty ku e ka vatrën, e jo ka shkon tymi! Pavarësisht gjithçkaje, uroj që kurrë, askush, mos të sprovohet me vatrë të këtillë të zjarrit!
Koçani! Edhe një plagë që nuk do të mbyllet kurrë!