Gjykata Supreme ende nuk ka caktuar seancë publike ku do të vendoset nëse paraburgimi i biznesmenit Sead Koçan është ligjor ose jo. Nga Gjykata më e lartë theksuan se për momentin nuk është caktuar datë se kur para gjykatësve do të gjendet kërkesa e Prokurorisë së Marko Zvërlevskit që të shfuqizohet paraburgimi i pronarit të televizionit Nova. Formalisht nuk ka pengesë që të merret vendim për rastin Koçan dhe propozimi i Zvërlevskit nuk lidhet me seancën e përgjithshme të Supremes, e cila u anulua për shkak të sëmundjes së befasishme të disa gjykatësve. Tani për tani nuk ka informatë se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë. Në rend dite para gjakësve suprem ishin propozimet e kryetarit Jovo Vangelovski. Ai kërkon që Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, ndërsa bisedat e bombave të mos përdoren në gjykatë si prova. Propozimet e kryetarit të Supremes për ish gjykatës të kësaj gjykate janë jologjike dhe të rrezikshme.
Nëse gjykatësit janë në atë nivel t’i pranojnë referatet e kryetarit, në këtë rast do ta godasin gjyqësorin në atë mënyrë që askush nuk mund të godet jashtë gjyqësorit. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë se gjykatësit nuk vendosin vetë dhe nuk pranojnë ndikime dhe ide – tha Vera Koco, ish gjykatëse supreme.
Përpjekja e prokurorisë së Marko Zvërlevskit që ta shpëtojë Sead Koçanin nga paraburgimi, ka tensionuar atmosferën në Gjykatën Supreme. Rasti përmes rrugës elektronike ra mbi ish kryetaren e gjykatës më të lartë, Lidija Nedelkova. Por, Vangelovski menjëherë e ndërroi nga Këshilli penal i cili duhet të vendos nëse gjykatat më të ulëta kanë vepruar siç duhet dhe për Koçanin kanë shqiptuar paraburgim. Nga policia njoftuan se edhe më tej po e kërkojnë biznesmenin Koçan. Ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në arrati është më shumë se një muaj. Prokuroria Speciale e dyshon se me dokumente të rreme Koçan ka marrë tender për gërmim në TEC Manastir në vlerë prej mbi 17 milion euro.
Bojan Stojanovski