Partitë shqiptare dënuan ashpër fjalorin e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së dhe brohoritjet e mbështetësve të kësaj partie para KSHZ-së. Për BDI-në e Ahmetit, këto presione nuk ndihmojnë në përmbylljen e krizës politike në vend. Në reagimin me shkrim të kësaj partie thuhet: “Presionet propaganduese politike partiake siç po bëjnë partitë politike maqedonase apo të etnive tjera, nuk e ndihmojnë procesin dhe mbylljen e krizës”. Presionet propaganduese politike partiake siç po bëjnë partitë politike maqedonase apo të etnive tjera, nuk e ndihmojnë procesin dhe mbylljen e krizës.
Për Lëvizjen Besa, zhargoni i fjalëve që kanë përzgjedhur zyrtarët e VMRO DPMNE-së në protestën e mbrëmshme, nuk çon drejt relaksimit të raporteve ndëretnike, por vetëm i përkeqëson ato. Nga kjo lëvizjes përsërisin qëndrimin se janë kundër bashkëpunimit me lidershipin aktual të VMRO DPMNE-së.
“Më lejoni të them që kjo gjuhë e urrejtjes së VMRO-së ndaj shqiptarëve, kjo vjellje e urrejtjes ndaj shqiptarëve, nuk i kontribuon aspak të mirës në vend, nuk i kontriboun aspak marrëdhënieve në vend. Gjykojmë se tensionimi marrëdhënieve ndëretnike, shkaktimi i tensioneve i përkeqëson edhe më tej marrëdhëniet ndëretnike dhe tërë këtë tension e vendosin në funksion të politikave ditore”, deklaroi Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa.
Edhe përfaqësuesi i “Aleancës për Shqiptarët” Arban Balliu në deklaratat e fundit të zyrtarëve të VMRO DPMNE-së sheh nacionalizëm të thellë dhe përjashton çdo lloj bashkëpunimi me këtë subjekt politik.
“Këtu kemi deklarata nacionaliste dhe shoviniste. Realisht, kjo retorikë shumë, shumë vite më parë, mos të them shumë shekuj. Mirëpo ka edhe një gjë tjetër që disa politikan të dalin dhe të deklarohen dhe të kërcënohen me nata të thikave e nata të ndryshme, ata nata të thikave mund tu kthehet si bumerang. Sa i përket mundësisë së koalicionimit tonë me parti të tilla, nuk besoj se do kemi një koalciionim të tillë dhe nuk besoj sikur edhe të na i plotësojnë të gjitha kushtet, për të bërë koalicion të mundshëm me VMRO – DPMNE-në. Nuk vjen parasysh kjo punë”, u shpreh Arban Balliu, Aleanca për Shqiptarët.
Nga PDSH-ja nuk deshën të komentojnë për fjalorin e mbrëmshëm të zyrtarëve të VMRO DPMNE-së dhe brohoritjeve të mbështetësve para ndërtesës së KSHZ-së.
/Blerim Ismaili
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale