Suat Idrizi
Duket qartë se ky koalicion me Bdi-në, Lsdm-në do t’i kushtojë shumë shtrejntë dhe pasojat do të jenë shumë të mëdha si në zgjedhjet e ardhëshme lokale, poashtu edhe në ato parlamentare kurdo që të mbahen ato. Këtë qartë e dëshmon bashkëqeverisja e kaluar, kur i solli rezultate katastrofale në këto zgjedhje parlamentare Lsdm-së, duke pasur edhe pushtetin lokal edhe atë qëndror por përsëi humbi humbi nga Vmro-ja edhe pse ishte në koalicion parazgjedhor edhe me një subjekt tjetër politik Shqiptar.
Ky koalicion, më së shumti do t’i konvenojë Bdi-së, të cilët do të përfitojnë të drejtën e vendosjes në tavolinë të disa kërkesave personale për shpëtimin e pasurisë ilegale të disa individëve si dhe të fshijnë të kaluarën e tyre korruptive aq sa do të munden nga ky pazar për koalicion, ndërsa për çështje tjera as që i’u interesojnë. Sepse, çështjet e tjera që u takojnë Shqiptarve siç janë: të drejtat e barabarta me qytetarët maqedonas si dhe lirimi i atyre që kalben nëpër burgje të pafajshëm; sigurimi i kushteve elementare për jetë si uji për pije, ajri dhe mjedisi i pastërt; zyrtarizimi i plotë i gjuhës Shqipe që krenohen që moti kohë; zhvillimi ekonomik në viset ku jetojnë Shqiptarët të cilët i vlerësojnë vetëm si vota dhe nurma; përmirësimi i kushteve në shkollat ku mësojnë Shqiptarët dhe mundësimi i mësimit në gjuhën shqipe në viset ku ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve Shqiptarë; përmirësimi i kushteve në spitalet tona të cilët janë në gjendje të mjerrueshme, por kjo nuk i’u intereson sepse ata shërrohen në spitale private… të gjithë këto çështje janë vetëm SIMBOLIKE, ndërsa çështjet për interesat personale janë kryesore, për këtë arsye negociatat zhvillohen larg syve të opinionit!
Premtimi i vetëm parazgjedhor ishte “Kryeministri Shqiptar”, çfarë do përfitojmë NE nga ky kryeministër i cili ka gjasa të jetë vetëm si dekor 3+1, kur e dimë shumë mirë se kjo qeveri nuk do të jetë stabile dhe afatgjate, që nuk do të zgjas 4 vite?! Çfarë përfituam NE nga kryeparlamentari Shqiptar që e kemi?! Çdoherë premtimet dhe idetë e tyre parazgjedhore janë simbolike, sepse janë mësuar çdoherë të fitojnë në emër të patriotizmit e kombëtarizmit si: UÇK-ja, Komandanti, Gjuha Shqipe, Flamuri, Alfabeti, këto janë të arriturat e të gjithë popullit sepse çdokush ka kontribuar në ndonjë aspekt, nuk janë të arrituar e juaja personale! Kemi nevoj për kushte elementare për të jetuar, nuk kemi nevoj për të endërruar, sepse mjaft kemi fjetur. “Tash është koha, jemi zgjuar”, mesazhin e morrët në këto zgjedhje, shpresa e fundit ju ka ngelur tek subjeket kundërshtare, që të shpëtoni nga dënimet për krimet dhe korrupsionet e juaja disa vjeçare!
Por, kjo Lsdm-së do t’i kushtojë shumë në të ardhmen, sepse me njerëz të tillë nuk mund të fitojë asgjë, vetëm se të formojë një qeveri të turpit, fundi i sëcilës do të jetë edhe fund për Lsdm-në në pozit. Me njerëz të cilët deri dje i quaje të korruptuar, kriminel dhe hajdut, nuk mund të bësh asgjë për zhvillimin e shtetit, por vetëm një qeveri të kalbur siç ishte ajo e kaluara, dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim!
Me njerëz të padrejtë, nuk mund ta sjellësh drejtësinë;
Me njerëz të korruptuar, nuk mund ta luftosh korrupsionin;
Me njerëz të krimit, nuk mund të zbardhësh rastet e montuara;
Me njerëz të dështuar, nuk mund të kesh suksese;
Pra, z.Zaevi, do e shohim se çfarë pazari keni vendosur në negociatat e juaja, por kjo është hera e fundit që fiton në kurriz të Shqiptarëve dhe përsëri i anashkalon. Ky koalicion do të jetë edhe fundi i juaj!