Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, për momentin nuk rrezikon largimin, pavarësisht rezultateve të fundit që nuk kanë kënaqur tifozët.
Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, klubi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të gjetur zëvendësues dhe nuk ka alternativa të përgatitura për pankinën. Megjithatë, emra si Luçiano Spaletti dhe Tiago Mota kanë filluar të përfliten në media si kandidatë potencialë në rast se Fiorentina vendos të ndryshojë drejtimin.
Pioli ka një kontratë të gjatë dhe besimi i klubit mbetet i fortë, ndërsa ai vetë pritet të vazhdojë të punojë për rikthimin e skuadrës në formën e kërkuar. Tifozët shpresojnë se ndeshjet e ardhshme do të sjellin rezultate pozitive dhe do të qetësojnë debatet rreth të ardhmes së trajnerit.