Klubi Diplomatik nga Shkupi mbështet nismën për emërimin e aeroportit të Shkupit me emrin Kiro Gligorov.
Me emërtimin e aeroportit të Shkupit me emrin e presidentit Gligorov, i japim vlerësim rolit të tij në procesin e krijimit të Republikës së Maqedonisë si një shtet bashkëkohor me cka do të mbetet i përhershëm në kujtesën kolektiv të qytetarëve të Maqedonisë, formë për ta materializuar në mënyrën më të mirë të favorshme, theskon Klubi Diplomatik.
“Potencojmë se udhëtimet e tij të dedikuara për paqe dhe miqësi, si dhe etablimi ndërkombëtar i shtetit maqedonas, u nisën nga aeroporti i Shkupit. Në praninë e tij ,për herë të parë, në praktikë, u prezantuan manifestimet protokollare me flamur shtetëror, duke intonuar himnin, me të cilën Republika e Maqedonisë u paraqit si shtet i pavarur. Aeroplanët e parë me shenjën e shtetit maqedonas u larguan nga ky aeroport “, thuhet në deklaratën e Klubit Diplomatik.
Në të njëjtën kohë, Bordi Ekzekutiv i Klubit të Shpresës mbështet edhe iniciativën e Shoqatës Filatelike të Maqedonisë për lëshimin e një pulla postare me rastin e 100 vjetorit të lindjes së presidentit Kiro Gligorov, thonë nga Klubi Diplomatik – Shkup.
Nga Klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Glogorov./Almakos

