Ulja e numrit të rasteve me Kovid riktheu shumë Klinika nga Qendra Kovid në funksionimin e tyre të zakonshëm.
Njëra ndër to është edhe Klinika e Kirurgjisë Plastike e cila ditë më parë është rikthyer në normalitet.
Gjatë periudhës 6 javore kur Klinika ka qenë Kovid Qendër, për operim janë pranuar vetëm rastet urgjente, ndërkaq ambulanta ka funksionuar me protokolle të posaçme. Ndërhyrjet kirurgjikale të cilat janë shtyrë po realizohen tani.
Drejtoresha e kësaj Klinike Sofija Pejkova, thotë se tani ndodh që brenda ditës të bëhen dhe nga 8 operime.