Sot me urdhrin e prokurores për krimin e organizuar, Vilma Ruskoska, është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informative, Jahi Jahiu nga Kumanova, transmeton Almakos.
Vilma Ruskoska është e njohur në opinion për rastet e Lagjës së trimave.
Përndryshe Jahi Jahiu nga Kumanova, është i dyshuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve për marrjen e provizionit nga një tender i fituar.
Sipas të dhënave jo zyrtare bëhet fjalë për korrupsion prej rreth dhjetëra mijëra euro, që Jahi Jahiu i ka marr në vitet 2014-2015.


