Prokurorja Speciale Katica Janeva është takuar me kreun e Këshillit të Prokurorëve Publik për të arsyetuar tëreqjen nga Rasti “Puç”. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski tha se ia kanë kërkuar Janevës gjithë lëndën, dhe argumentimin për tërheqjen e aktakuzës, por për detajet dhe afatet shtesë do të merren vesh gjatë javës së ardhshme. Takimi mes Janevës dhe Anevskit zgjati vetëm gjysmë ore.
“Ky takim është thirrur nga Prokurorja Speciale Katica Janeva . U takuam shkurtimisht për t’u marrë vesh se si ne si Këshill i Prokurorëve mund ta marrim lëndën ‘Puç’. Jo gjithë lëndën, por vetëm ato pjesë për të cilat do të kemi nevojë. Gojarisht jemi marrë vesh që javën e ardhshme të mbajmë një takim të përbashkët me pesë prokurorët e Speciales dhe antarët e Këshillit të Prokurorëve për t’u marrë vesh për zbardhjen e mëtutjeshme të këtij rasti. Neve na intereson gjithë lënda. Duam ta dimë se për çfarë arsye janë tërhequr nga përndjekja e pesë personave të akuzuar”, ka thënë Petar Anevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve
Pas takimit, Katica Janeva ishte fjalëpak. Nuk komentoi asgjë për takimin me Anevkin dhe ekipin e tij, por vetëm tha se javën e ardhshme do të shpjegojë se çfarë veprimesh do të ndërmarrë kundrejt kërkesave të Këshillit.
“Çfarë ju tha Anevski, çfarë biseduat?
Nuk kam koment. Javën e ardhshme do të shihemi.
Kur do të takoheni? Nuk e di do të merremi vesh me Këshillin…”
Më 18 janar, Prokuroria Speciale njoftoi se tërhiqet nga rasti “Puç” për të plotësuar aktakuzën e cila nuk korrespondon me provat të cilat i kanë mbledhur nga rasti “Titanik” dhe “Fortesa” që kanë të bëjnë me aferën e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Kjo është kërkesa e Anevskit për Katica Janevën by tvshenjaofficial

