Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 19:30.
“Pejë / 01.05.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte goditur dyert e sallës së sportit me shkelma dhe pas hapjes së dyerve ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në sigurim të ndeshje së sportit”, thuhet në raport.
I dyshuari më pas kishte kërcënuar zyrtarët policor.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/