Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka postuar një fotografi të organizimit në këtë qytet.
“Madje, në këtë kishë po lejohet edhe falja e namazit. Nuk ka mënyrë më të mirë për të treguar respekt për të tjerët dhe për të demonstruar tolerancë. Bravo!!! Pavarësisht besimit, jemi njerëz – të barabartë dhe duhet të respektojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar Pacolli.