Pavarësisht se kush në cilën pozitë dhe në cilin rol do të jetë, vazhdojmë së bashku drejt misionit që të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, thotë Aleksandar Kiracovski, i cili mbrëmë u shkarkua nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.
“Në kushte të vështira dhe përmes luftës afatgjate për drejtësi dhe demokraci, si ekip, së bashku arritëm ta mposhtim regjimin, pastaj së bashku i tejkaluam të gjitha sfidat në rrugën që Maqedoninë ta bëjmë evropiane, e tani me forca të ripërtërira vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë. Në kohën dyvjeçare sa ishim në pushtet arritëm të bëjmë shumë edhe për shtetin edhe për partinë, por kuptohet ka edhe shumë rrugë për të ecur. Vendimet e djeshme të KQ të LSDM-së janë për të mirën e përbashkët dhe vetëm në parti ku ka ndërgjegje të lartë, kulturë demokratike, miqësi, vizion, besim të ndërsjellë, në një ditë njëzëri mund të merren vendime të mëdha të ndryshimeve kadrovike. I tillë është edhe imi, i LSDM-së sonë”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, Kiracovski.
Duke iu falënderuar besimit të liderit dhe kryeministrit, bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve e LSDM-së dhe të familjes së tij, ai shtoi se porosia nga qytetarët e dërguar në zgjedhjet presidenciale ka qenë e mjaftueshme që tërë udhëheqësia ta ofrojë dorëheqjen e saj dhe për ndryshime në të mirë edhe në parti edhe në shtet, përmes sistemit, duke vendosur koncepte të reja të punës. .


