Alsat-M 2019-07-24T07:35:37+02:00
Kiracovski hap front të ri me biznesmenin Azmanov, njëri ndër investitorët më të mëdhenj të vendit.
Pas një deklarate nga biznesmeni Azmanov në një intervistë për ‘Infomax’, gjoja se ky i fundit ka qenë i shantazhuar nëpërmjet lajmeve të porositura në njërin nga portalet maqedonase, Kiracovski ka mohuar që ka qenë i përfshirë në shantazh.
Menjëherë pas publikimit të lajmit Kiracovski ka reagur në rrjetin social fejsbuk, ku ka paralajmëruar padi penale para se i njëjti të arrijë të kërkojë falje.
Azmanov për ‘Infomax’ kishte deklaruar se pas rrjedhjes së lajmeve në portalin maqedonas ‘Dokaz’, ai menjëherë ka kontaktuar kryeredaktorin e këtij portali dhe e ka lutur që të njëjtët të largohen pasi janë akuza pa bazë, por i njëjti ka refuzuar siç thekson ai, lajmet nuk ka guxuar ti heq pa lejen e Kiracovskit.
Loading…



