Klubi Letrar “Podguri” shpërndau mirënjohje për personalitete të shquara në mesin e të cilëve u nderua edhe shkrimtari shqiptar, Kim Mehmeti.
Mehmeti u nderua nga Klubi Letrar “Podguri – Istog” me çmimin personalitet i shquar.
Me këtë rast Kim Mehmeti tha se rëndom më tepër ka pranuar kritika e kësaj radhe ndjehet mirëjohës për këtë vlerësim.
“Njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj atyre që e nderojnë si dhe atyre që bëjnë dicka të vlefshme për popullin e vet. Jam i nderuar që marr pjesë në organizmin e klubit tuaj dhe që jam pjesë e kësaj pune të vlefshme”, tha Mehmeti duke iu dëshiruar suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe personaliteteve që u nderuan me mirënjohje si personalitete të veçanta në këtë takim.