“Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 24 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës. Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth! Andaj edhe mundë të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaqë vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serb, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të BeH!”, shkruan shkrimtari Kim Mehmeti.
Data 15.03.2026
Aktuale
- U vra në mes të Shkupit, por kurrë s’u zbardh: 23 vite nga ekzekutimi i studentit shqiptar
- Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 26-vjeçari! Shpallet në kërkim autori i ngjarjes
- Zekolli: Heshtja e Ambasadave perëndimore, deshmon gabimin historik që shqiptarët pranuan çarmatimin vullnetar
- “Parajsa” Dubai drejt fundosjes, patundshmëritë bien për 30%, miliona po humbin edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut?
- Po pastrohet thellësisht shtrati i lumit Vardar
- Përfundon detyrimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura
- Reflektim mbi rezolutën e Shqipërisë për Iranin
- Po pastrohet thellësisht shtrati i Vardar


