Nga Kim Mehmeti
EVN-ja e keqpërdorë pafuqinë e banorëve të Gërçecit – dhe jo vetëm të tyren – e të cilët nuk i mbron askush, as komuna as shtetit ku jetojnë. E që ndoshta bëhet me qëllim që kështu të zbrazen vendbanimet shqiptare.
EVN –ja e di se banorët e këtushëm – dhe jo vetëm ata – nuk kanë përfaqësues të denjë komunal e as shtetëror, andaj shpikin ‘defekte’ për t’i shantazhuar e për t’i dënuar kolektivisht banorët e atyshëm.
Është e vështirë të dëshmohet, por unë u besoj spekulimeve se vet drejtuesit e EVN-së i organizojnë sulmet mbi ekipet e tyre kur shkojnë të intervenojnë nëpër fshatrat e shqiptarëve që ashtu ta arsyetojnë ‘pamundësinë’ për t’i riparuar ‘defektet’ gënjeshtare dhe për të treguar se me çfarë njerëzish të egër e të pacivilizuar kanë punë!?
Drejtuesit e EVN-së shkelin mbi dinjitetin dhe çdo gjë tonën njerëzore sepse e kanë kuptuar se ne nuk kemi as Komunë as Qeveri që i mbron interesin kolektiv, por atë të xhepit të vet.
Pra EVN-ja e ka kuptuar se ne kemi kryetar komune dhe Zaevin që ndërton ‘Maqedoni për të gjithë’, por me vendbanime shqiptare të rrethuar nga policia dhe kolektivisht të dënuar nga EVN-ja.
Sidoqoftë duhet ta pranojmë se mbase e gjithë na ndodh pse ne nuk e kuptojmë më elementaren: nuk ka EVN që mund të tallej kështu me banorët e një shteti, nëse ai shtet do kishte drejtues që interesin kolektiv e kanë mbi atë të xhepit të vet!
Andaj mos u merrni me EVN-në dhe s’ka pse drejruesit e saj i thirrin konsumatorët që të bisedoj me ta për ‘të vënë rend’, sepse nuk jan ata që e përcaktojnë rendin në një shtet që ka institucione ku përcaktohet fajësia e qytetarit. Por në një shtet, e jo në joshtet siç është Maqedonia!