Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se tre zyrtarët policorë dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës.
Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.
Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.
“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Kurti.Sot në orën pesë, Policia e Kosovës, ka paralajmëruar një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin. /Rtv Dukagjini/
Data 27.10.2026
Aktuale
- Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt pas ngjarjeve të dhunshme
- Pa patentë dhe me veturë të paregjistruar, 22-vjeçari përfundon në polici në Gostivar
- Përleshje mes dy banorëve të Skudrinjës, policia do të ngrejë kallëzim
- Prokuroria: Për të zbuluar nëse dy vdekjet në Gjorçe Petrov kanë lidhje, fillimisht duhet të identifikohet autori
- Rreziqet e Inteligjencës Artificiale: Paralajmërimi i Anthropic për të Ardhmen e Njerëzimit
- Tragjedia e një fëmije: Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës
- Mickoski takon Albulena Haxhiun: Mund të kontribuojmë për stabilitet dhe integrim më të shpejtë evropian
- Tragjedia e Arlindës: Një histori që tronditi shoqërinë



