Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dakordancën e arritur me Serbinë për sa i përket planit franko – gjerman.Referuar neneve të publikuara, Kica-Xhelili thotë se “Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”.Ajo citon nenin ku thotë se “tejkalohen trashëgimitë e kaluara”.“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë”, ka thënë ajo.Po ashtu përmend edhe “mos paragjykimin e statusit”.“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllu”, vazhdon deputetja opozitare.Pos kësaj, Kica-Xhelili thotë se Asociaiconit i është shtuar edhe neni shëtë për vet-menaxhim njëetnik.“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike”, ka deklaruar ajo.“Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”, shkroi Kica-Xhelili.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Zyrtari i lartë i NATO-s: Putini po bëhet më i paparashikueshëm, i rrezikshëm dhe…
- Janevska: Gjithnjë e më pak nxënës në shkolla, por mësuesit nuk do të mbeten pa punë
- Janë regjistruar 28 zjarre në hapësira të hapura, asnjë aktiv
- Delegacioni i Maqedonisë do të marrë pjesë në takimin e BE-së me vendet e Ballkanit në Nju-Jork
- LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
- Rritja e përdorimit të ChatGPT në Ballkan: Serbia në krye, Shqipëria e katërta
- Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të drogës
- Arrestimi i Vlora Hysenit: Një skandal që trondit institucionet e sigurisë shqiptare



