Këto janë vendet e botës ku ju shtohet mrekullia gjatë stinës së Dimrit

Këto janë vendet e botës ku ju shtohet mrekullia gjatë stinës së Dimrit

22:12 | 7 Nëntor 2021

Ndërsa temperatura, janë duke rënë, tani është koha e përkryer për të filluar të mendoni për një festë dimërore me borë.

Pushimet dimërore janë ndër pushimet më të mira, sepse mund të shijoni harmoni familjare brenda shtëpisë, apo  në ndonjë vend  me pamje të bukur.

Stina e dimrit, e cila ka edhe veçoritë e saj, si për shembull festën e Krishtlindjeve apo edhe festën e fund vitit.

Më poshtë do t’iu sjellim disa fotografi të bukura nga disa vende të botës, ku pamja dimërore është thjeshtë mahnitëse dhe tërheqëse.

Alpet Zvicerane

Shteti i Zvicrës, e cila njihet për pamje të mrekullueshme të Alpeve, gjatë stinës së dimrit, i shtohet edhe më shumë bukuria, shkruan arbresh.info.

Ku mbizotëron ngjyra e bardhë, ndërsa në disa pjesë, shihen ngjyrat e gurëve të mrekullueshëm të Alpeve.

Yosemite, Kaliforni

Parku Kombëtar, Yosemite, ofron një pamje spektakolare gjatë gjithë vitit, por gjatë stinës së dimrit, ofron një pamje magjike për t’u vizituar.

Shkëmbinjtë e mëdhenj të granitit në park dhe pemët gjigante me ngjyrë të kuqe janë të veshur me borë të bardhë.

New York, Amerikë

Amerika, e cila është njëra ndër shtetet me më së shumti qarkullim, gjatë kohës se dimrit, bëhet ven përrallor.

Shume njerëz thonë se New York-u  duhet doemos të vizitohet në stinën e dimrit.

Atmosfera elektrike, dritat e Krishtlindjeve dhe Bora e dendur në qytetin e New Yourk-ut është  gjëja e cila më e bukur që ju mund të shihni.

Tromos, Norvegji

Për një kohë me borë, vendi ideal për të vizituar mund të jetë edhe Tromso të Norvegjisë.

Shtëpitë të cilët janë të ngjyrosura nga pronarët e tyre me ngjyra të ndryshme dhe me kulm të bardhë janë pamje mjaftë e bukur.

Përveç pamjes së shtëpive, veçori tjetër është gjatë natës ku shfaqet  aurora me shumë ngjyra e cila është një mrekulli në vete.

Kapadokia, Turqi

Kur mendoni për Turqinë, ju krijoni imazhe të diellit të ndritshëm dhe  ditëve të ngrohta të verës.

Por mos anashkaloni stinën e dimrit.

Kapadokia është një vend magjik, ndërsa i shtohet magjia kur vjen stina e dimrit dhe qytetin e mbulon bora.

Bled, Slloveni

Sllovenia gjithashtu është e bukur në stinen e dimrit.

Liqeni i cili ngrihet në Bled, shfrytëzohet nga banorët si vend patinazhi.

Ndësra ka mundësi të bukur edhe për Skijim në kodrën  ku në maje të saj gjendet kalaja e Bledit. /arbresh.info/

TAGS