N J O F T I M
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori“, në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore („Gazeta Zyrtare e RM-së” numër 52/06, 54/07, 74/12 dhe 99/18) dhe Rregulloren e Punës së Këshillit, në mbledhjen e fundit miratoi
V E N D I M
për ndarjen e Çmimit Shtetëror ”11 Tetori“ në vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Për vepër jetësore në fushën e shkencës, çmimi i ndahet:
– akad. Ljupço Kocarev, punonjës shkencor
- Për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, çmimi u ndahet:
- Petar Mirçevski, aktor
- Dimitri Duracoski, shkrimtar dhe artist figurativ
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe do të botohet në “Gazetën Zyrtare të RMV-së“.
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 11 tetor 2019 (e premte) në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetar i Këshillit
për Çmimin Shtetëror “11 Tetori”
prof. dr. Dragi Gjorgiev