Në Gjykatën Penale do të jenë shumë persona të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Në katër ditë, nga e marta deri të premten, janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore.
Për më 24 janar është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë.
“TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canovski.
Gjykata e Apelit më katër nëntor të vitit 2017 vendosi bisedat e përgjuara në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore.
Prokurorët e PPS-së në seancë publike deklaruan se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski nuk janë viktima të përgjimeve, por se ata kanë qenë pjesë e pushtetit që në mënyrë të kundërligjshme kanë përgjuar. Prokurorët pohuan se incizimet kanë vlerë dëshmuese dhe me ato nuk shkelet privatësia e të akuzuarve.
Avokatët e të akuzuarve, megjithatë, pohuan se bisedat e përgjuara janë fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe shkelet privatësia e të akuzuarve.
Më 23 janar duhet të mbahen 3 seanca gjyqësore për rastet “Spiun”, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq.
Seanca paraprake u shtyj dhe arsyeja e ishte mungesa e të pandehurit Marjan Efremov. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme t’i dërgohet thirrje sipas rregullit. Përndryshe këtë lëndë tani e përfaqëson prokuroria speciale pas marrjes përsipër nga prokuroria e rregullt. Gjykata e Apelit vitin e kaluar i uli dënimet e të pandehurve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale. Përveç Efremovit, tashmë të dënuar në rastin janë edhe ish gjenerali Goran Stojkov, Marjan Maxhovski dhe Vane Cvetanov. Në rastin “spiuni”, që është nga viti 2013, 18 persona janë dënuar për bashkim kriminal, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Për lëndën “Transporter” janë caktuar dy seanca, të martën dhe të premten. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2009-2010 dhe 2010-2011.
Për rastin e parë në vitin 2009 deri në vitin 2010 janë të akuzuar ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili gjithashtu është edhe në lëndën “Transportuesi” për të cilën ka akuzë, sekretari i komunës dhe drejtori i tre shkollave fillore. Sipas dëshmive materiale të PSP-së, ata kanë siguruar mjete të kundërligjshme me vlerë prej 230.000 denarë.
Në vitin shkollor 2010-2011 të dyshuarit e njëjtë me transportuesit si ndihmës kanë siguruar para të kundërligjshme me vlerë prej 1.6.43.583 denarë.
Me 26 janar, të premten është caktuar seancë për lëndën e PSP-së, “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i AD “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Termocentrali i Maqedonisë” me vlerë prej rreth kate milionë euro./Almakos

