Nga mbi katër mija vota të procesuara nga votimi në përfaqësitë diplomatike, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 291 sosh.
Nga këto 291 vota, 255 prej tyre i ka fituar Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, i cili aktualisht është kandidati më i votuar i partisë në diasporë.
Numërimi i votave të diasporës do të vazhdojë edhe sot, ku kanë mbetur pa u numëruar edhe 24 vendvotime nga përfaqësitë diplomatike.

Hykmete Bajrami është kandidatja e dytë më e votuar e LDK-së në diasporë. Deputetja Bajrami ka fituar 156 vota.