Bartësi i Listës në zonën zgjedhore numër 1 i koalicionit “Rilindje me BESË”, Zeqirija Ibrahimi, ka paralajmëruar tubimin që do të mbahet të enjten në Çairçank të Çairit duke thënë se këtij tubimi do t’i gëzohen banorët e Çairit dhe i cili do ta mposht diktaturën.
“Mirë se vini në tubimin që do ta gëzojë Çairin dhe do ta rrënojë diktaturën! Të enjten në orën 18.00 në Çairçane”, ka shkruar Ibrahimi, në rrjetin social facebook.