Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shole paraditen e sotme ka arritur në Shkup, përcjell TV21. Ai u prit në Qeveri nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se partneriteti me SHBA-të ka rendësi të madhe në periudhën në vijim, pasi vendi do të përballet me sfida të shumta.
“Një mirëseardhje e ngrohtë për Derek Shole sot në takim në Shkup. Partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin në vijim, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Këto sfida dhe shumë tema të tjera do t’i diskutojmë në takimet e sotme”, ka shkruar Kovaçevski.