Këshilli i Prokurorëve Publik ka hedhur poshtë kritikat e ambasadorit amerikan në Shkup, Jess Bejli, i cili pardje e ftoi të njëjtin të shkarkojë nga posti i anëtares Fidanka Rajevskën për shkak të konfliktit të interesit.
Konflikti i interesit në rastin e sipërpërmendur ngjallet, sepse Fidanka Rajevskën ka votuar për vazhdimin e mandatit të Lidija Raiçeviq e cila heton bashkëshortin e Rajevskës, Ljube Rajevski, njëri nga drejtorët e NLB Bankës, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parashë.
Jozyrtarisht për Almakos, nga Këshilli Prokurorëve thonë se ajo që Rajevska, anëtare e këtij këshilli, nuk ka votuar “pro”, por as “kundër”, apo “përmbajtur”, pasi sipas tyre vetëm ka qenë e pranishme në seancë, për vazhdimin e mandatit të prokurores Lidija Raiçeviq në Prokurorinë kundër krimit të organizuar, nuk është konflikt interesi, por në përputhje me Ligjin për Këshillë të Prokurorëve Publik duke respektuar Kushtetutën e Maqedonisë.
Megjithatë Këshilli nuk përjashtojnë mundësinë që kjo situatë të diskutohet pas kthimit nga udhëtimi zyrtar javën e ardhsme i kryetarit të Këshillitm, Kole Shterjev.
Njëkohësisht, Shterjev javë më parë ishte edhe vet i përfshirë në një skandal në Këshillin e Prokurorëve, kur në mënyrë joligjore ka votuar për zgjedhjen e mbesës së tij në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Amabadadori amerikan në Shkup Jess Bejli, tha se skandali në Këshillin e prokurorëve me konfliktin e interesave ka ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve edhe më shumë në gjyqësi. Në mënyrë që reformat të japin rezultat, Bejli tha se duhet që çdonjëri të ketë përgjegjësi individuale dhe inkurajoi mediat të ndjekin rastet kur shkelen ligjet.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com