Këshilli Gjyqësor gjatë periudhës nëntor 2016 dhe janar 2017 ka bërë lëshime të mëdha në sferën e trasparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të funskionimit të saj, ku sipas realizuesve të projektit “Raporti i monitorimit për punën e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë”, kjo ka ardhur si rezultat i mospublikimit të procesverbaleve të mbledhjeve në uebfaqen e saj si dhe në mospërzgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor. Kështu bëhet e ditur nga raporti i këtij projekti të prezentuar sot në Shkup nga Instituti i të Drejtave të Njeriut, përcjell portalb.
“Për sa i përket transparencës së Këshillit Gjyqësor më së shumti mangësi ka në publikimin e procesverbaleve të mbledhjeve, në hartimin e raporteve tremujore. Në aspektin e llogaridhënies Këshilli Gjyësor gjatë kësaj periudhe aspak nuk ka mbajtur konferenca dhe deklarata ndërsa kryetari i Këshillit ka qenë i pranishëm vetëm në disa debate televizive. Mangësia më e madhe qëndron në atë se uebfaqja e Këshillit Gjyqësor pothuajse fare nuk i përditëson informacionet. Ndërsa në sferën e efektivitetit e cila lidhet me zgjedhjen e gjyqtarëve, gjatë kësaj periudhe të vëzhgimit nuk ka pasur përzgjedhje të gjyqtarëve”, shkruan në raportin e Institutit i të Drejtave të Njeriut.
Krahas këtyre mangësive kryetarja e Instituti për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, vlerësoi se mangësitë më të mëdha janë në sferën e përzgjedhjes së gjykatësve me mënyrën se kush i përzgjedh dhe në çfarë mënyre përzgjidhen, duke e futur këtu edhe nivelin e ulët të respektimit të të drejtave të njeriut në procedurën korekte të aplikuar.
“Gjatë monitorimit tonë kemi vërejtur se mangësitë me të mëdha kanë të bëjnë me mënyrën se si përzgjedhen gjykatësit ngaqë nuk dihet se kush dhe në çfarë mënyre përzgjedhjen ato. Më së shumti mangësi janë vërejtur në sferën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe atë në procedurën korrekte. Gjithashtu duhet të intervenohet edhe në përmirësimin e lirisë së shprehjes e cila duhet të jetë më në nivel me qëllim që mediat të arrijnë të informojnë në nivelin e duhur”, tha Nikollovska.
Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe (e cila financoi këtë projekt), Carls Edmund Garet, tregoi edhe arsyet se pse financohen këto projekte, fokusohen në atë se Gjyqësori dhe reformat në të paraqesin themelin e funksionimit të mirë të Maqedonisë si shtet.
“Shpesh herë kam folur për reformat që duhet të bëhen në Gjyqësor, por këtë e kërkojnë edhe raportet ndërkombëtare, dua të theksoj se me realizimin e këtyre projekteve të cilat kanë për qëllim të vëzhgojnë punën e Këshillit Gjyqësor, ne synojmë të vëmë kontakte bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Gjyqësor dhe organizatave joqeveritare. Nëpërmjet këtyre projekteve ne hapim mundësi diskutimi se si duhet të ndryshohen gjërat në Maqedoni”, u shpreh Garet.
Ndryshe, e pyetur se si e vlerëson gjuhën e urrejtjes e cila përdoret në protestat e fundit të simpatizantëve të VMRO-s, Margarita Caca Nikollovska vlerëson se ato duhet të ndërpriten por se shpreh habi se si deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë vepër sanksionuese nga institucionet e Maqedonisë.
“Gjuha e urrejtje nuk paraqet një element të mirë për raportet ndërnjerëzore, ajo duhet të ndërpritet, por mua më së shumti më habit fakti se si deri më sot institucionet nuk kanë reaguar aspak ndaj tyre me vepra sanksionimi”, u shpreh Nikollovska.
Nryshe, Vera Koco, anëtare e Këshillit Ekzekutiv e institutit në fjalë e pranishme në këtë ngjarje, e cila në pyetjet e gazetarëve se sa ishte e drejtë përzgjedhja e Kryetarit të Gjykatës Supreme, ajo vlerëson se mangësi në këtë përzgjedhje paraqet ajo se nuk ka pasur informata të mjaftueshme në konkursin për pozitën në fjalë.
“Se pse është përzgjedhur Jovo Vangellovski për kryetar unë nuk dua të komentoj, por se do të fokusohem në atë se për të nuk ka pasur informata të mjaftueshme në konkursin e parashtruar për të dhe lë hapësirë për shumë pyetje dhe dilema e të cilat kryesisht, sipas meje ndërlidhen me atë se Vangellovski më herët ka qenë kryetar i Gjykatës Supreme”, tha Vera Koco.
Përndryshe, ky projekt u realizua është në kuadër të Projektit “Monitorimi i shtuar publik mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë” i mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup. Opinionet dhe qëndrimet e prezantuara në këtë publikim i pasqyrojnë opinionet dhe qëndrimet e autorëve.

