Zoran BOJAROVSKI
Vesna Dameva, anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe kryetare e këtij organi nga dhjetori i vitit të kaluar deri më 26 prill të këtij viti, kur u shkarkua nga kjo detyrë, ka marrë pjesë në procedurat nën juridiksionin e Këshillit Gjyqësor në të cilën gjyqtarë, kryetarë të gjykatave vlerësohen apo vendosen, edhe pse ata gjyqtarë apo kryetarë të gjykatave kanë udhëhequr lëndë në të cilat personi i përfshirë si i paditur apo paditës ka qenë bashkëshorti i saj Mlladen Damev, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Skopski Pazar”, i cili figuron si i dëmtuar dhe si paditëse në disa çështje që janë zhvilluar dhe se ata drejtojnë gjithçka në Gjykatën Penale dhe në Gjykatën e Apelit.
Me këtë, anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ka vepruar në kundërshtim me nenin 33 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, sipas të cilit është obliguar që “menjëherë ta ndërpresë punën e saj në procedurat nën juridiksionin e Këshillit për momentin të marrë dijeni për ekzistencën e shkaqeve të parashikuara në këtë nen dhe të njoftojë Këshillin”, i cili, nëse konstaton ekzistencën e rrethanave që mund të shkaktojnë dyshime në paanshmërinë e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, është i detyruar të njoftojë menjëherë Këshillin, i cili do të marrë një vendim të duhur.
Në vend të kësaj, Vesna Dameva nuk ka vepruar gati një vit të tërë, gjegjësisht nga marsi i vitit të kaluar kur është emëruar anëtare e Komisionit për renditjen e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarit në një gjykatë më të lartë, për zgjedhjen e gjyqtarit në një gjykatë themelore dhe për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave siç kërkohet me nenin 33 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor./Analiza e plotë.