Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Plaurent Dervishajn, i cili kërkoi lehtësim të masën së tij.
VIJON…
NJOFTIM
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 11.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të pandehurit/ankues P.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën për ndryshim mase sigurimi)”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 103, datë 16.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.