Këshilltarët e Komunës së Strugës kanë theksuar se Kryetari i kësaj komune, Ramiz Merko, po i ikën përgjegjësive, ndërsa kërkesa për delegim të kompetencave drejt Qeverisë nuk përbën bazë ligjore.
Ata kanë kërkuar që i njëjti të japë dorëheqje ose të ushtrojë funskionin e besuar nga qytetarët me përgjegjësi.
Merko ka vendosur të delegoj kompetencat pasi që ka theksuar se është përballur me presion dhe kërcënime gjatë prishjes së objekteve pa leje.


