Pajisja Glo, e cila është projektuar për produkte alternative me nikotin, ka një probabilitet të lartë për t’u përdorur nga konsumatorët aktual të cigareve në SHBA, dhe shumica dërrmuese e tyre kanë ndërmend ta përdorin pajisjen për të reduktuar konsumin e cigareve ose për të hequr dorë plotësisht nga pirja. Ky është një nga përfundimet e një studimi të kryer në SHBA mbi përdorimin e produkteve më pak të dëmshme që përdorin teknologjinë e ngrohjes së duhanit, në vend të djegies, siç ndodh me cigaret. Studimi, i kryer nga gjashtë shkencëtarë të renomuar amerikanë, është botuar në American Journal of Health Behavior me titullin “Purchase Intent and Intended Use of the glo Heated Tobacco Product”.
Autoritetet amerikane të shëndetësisë pohojnë se pirja e cigareve është shkaku kryesor i sëmundjeve të shmangshme, dhe reduktimi i shkallës së pirjes është ende një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar shëndetin. Megjithatë, qasja e abstinencës nuk ka rezultuar mjaftueshëm efektive për reduktimin e pasojave të dëmshme, ose ka qenë një qasje e papranueshme për shumicën e qytetarëve të prekur. Prandaj, në vitet e fundit janë zhvilluar produkte të ndryshme më pak të dëmshme**, si pajisja elektronike Glo, me qëllim që të ofrojnë një alternativë më të mirë ndaj cigareve.
Edhe pse nuk ka produkte me duhan që janë plotësisht të sigurta ose pa rrezik, studimet tregojnë se produktet e ngrohur me duhan janë më pak të dëmshme*** dhe përbëjnë një alternativë më të mirë për përdoruesit e cigareve.
Si funksionon Glo?
Glo* është një pajisje elektronike që ngroh duhanin në temperatura shumë më të ulëta se cigaret dhe lëshon nikotin në formë aerosol-i. Ky produkt u bë i disponueshëm për herë të parë në nivel kombëtar në Japoni në vitin 2017 dhe tani gjendet në shumë vende evropiane dhe aziatike. Studimet e cituara nga shkencëtarët tregojnë se ka më pak përbërës të dëmshëm*** në aerosol-in e gjeneruar nga një produkt që ngroh duhanin**, në krahasim me tymin e cigareve.
Metodologjia e studimit
Studimi, i kryer me metodologji të përshtatshme në mënyrë elektronike në SHBA me më shumë se 4,000 pjesëmarrës të rritur, u nda në disa grupe. Megjithatë, fokusi u vu në tre grupe kryesore:
-
1,017 persona që kishin përdorur cigare në 30 ditët e fundit (të quajtur “duhanxhi të vendosur”).
-
640 persona që nuk konsideroheshin përdorues të rregullt (të quajtur “eksperimentues”).
-
313 persona që nuk kishin pirë cigare fare.
Pjesëmarrësve u prezantua fillimisht produkti Glo*, dhe u informuan për rreziqet e produkteve të ngrohjes së duhanit.
Rezultatet
-
Vetëm 2.2% e jopirësve që shprehën interes për Glo* thanë se do ta vazhdonin përdorimin.
-
64.7% e eksperimentuesve dhe 40% e duhanxhinjve të vendosur thanë se do ta përdornin Glo*.
-
Nga ata që eksperimentuan dhe do ta përdornin Glo, 88.4% ose do të kalonin plotësisht te Glo ose do ta kombatonin duke reduktuar pirjen e cigareve. Vetëm 6.4% thanë se do ta përdornin pa reduktuar cigaret.
-
Nga duhanxhinjtë e vendosur që do ta përdornin Glo*, 87.9% ose do të kalonin plotësisht te pajisja ose do ta përdornin paralelisht me më pak cigare. Vetëm 2.4% thanë se do ta përdornin pa reduktuar pirjen.
Sipas studimit “Purchase Intent and Intended Use of the glo Heated Tobacco Product”, këto të dhëna sugjerojnë se produktet si Glo* mund të jenë një alternativë më e mirë* sesa cigaret tradicionale.
Ndikimi në tregun japonez
Në përfundimet theksohet se në Japoni, ku Glo* u lançua për herë të parë në nivel kombëtar dhe tani ndahet tregu me dy pajisje të tjera të ngrohjes së duhanit, u vu re një rënie e shpejtë e shitjeve të cigareve pas hyrjes në treg të këtyre pajisjeve. Njëkohësisht, rriti kërkesa për patrone për Glo*.
“Futja e produkteve* të ngrohjes së duhanit në Japoni ofron prova të qarta për atraktivitetin e tyre te pirësit aktual dhe potencialin e tyre për të qenë një alternativë më e mirë* se cigaret, pasi pirësit ose e lënë duhanin ose reduktojnë përdorimin duke kaluar te alternativat me duhan**,”* thuhet në analizën botuar në revistën amerikake.
Kompania British American Tobacco (BAT), prodhuesi i Glo*, raportoi se ndërmjet 2018 dhe 2023, shitjet e cigareve në Japoni u ulën me 33%, ndërsa shitjet e produkteve të ngrohjes së duhanit** u rritën me më shumë se 60%.
“Produktet e ngrohjes së duhanit përbëjnë 44% të tregut të produkteve të duhanit në Japoni, dhe deri në 50% në Tokio,” tha Emma Dean, menaxhere e përgjithshme e BAT-Japan.
Pse njerëzit i përdorin këto produkte?
Një studim kombëtar i kryer nga akademikë nga Kanada, SHBA dhe Japoni (“Reasons for Regularly Using Heated Tobacco Products among Adult Current and Former Smokers in Japan”), i cili përfshiu më shumë se 500 përdorues të pajisjeve të ngrohjes së duhanit, zbuloi se arsja kryesore për përdorimin e tyre ishte “besimi se këto pajisje janë më pak të dëmshme** se cigaret.”
Shënime:
-
Glo ngroh duhanin në vend që ta djegë, duke gjeneruar aerosol duhani, me më pak erë dhe pa hi në krahasim me cigaret. Ky produkt nuk është pa rrezik dhe përmban nikotin, një substancë që krijë varësi.
-
Ky produkt nuk është pa rrezik dhe përmban nikotin, një përbërës që krijë varësi.
-
Bazuar në peshën e dëshmive dhe duke supozuar kalimin e plotë nga pirja e cigareve. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.