Shërbimi bregdetar i Greqisë ka zbatuar aksion shpëtimi në pjesën detare në Nea Kalikatria në Halkidiki pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63 – vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila ishte gjetur në tokë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç informuan nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë, në orët e pasdites dje, autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë ishin njoftuar nga Qendra e Vetme për Koordinim të Hetimit dhe Shpëtimit të Shërbimit Bregdetar “për një notuese të huaj të zhdukur 63-vjeçare (shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut), në rajonin detar te Nea Kalikatria”.
“Menjëherë ishte aktivizuar plani lokal për raste urgjente, me çka në aksion ishin përfshirë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar dhe tri anije private, ndërsa në kërkimin në tokë morën pjesë edhe dy automjete patrulluese. Notuesja ishte gjetur në tokë, në zonën e Nea Kalikatria, në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së saj, nuk donte ndihmë mjekësore”, njoftuan nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë.