Në ditën e Fitër Bajramit, në Kosovë u regjistruan dy raste të dhunës në familjes
Sipas policisë, në Shtërpcë rreth orës 17:50, një baba kishte sulmuar fizikisht të bijën, me ç’rast ajo ka pranuar tretman, mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në Pejë, raportohet se një burrë kishte ofenduar dhe rrahu djalin e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


