Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.M. (60) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “kërcënim i sigurisë”.
Më 24 dhjetor 2024, i padituri ka drejtuar kërcënime ndaj një të punësuari në Stacionin Policor të Tetovës përmes profilit të tij në një rrjet social.