Gazetari i portalit TS është kërcënuar me jetë dhe me metoda të tjera nga pushteti akutal gejgësisht nga eksponentë të Lëvizja BESA, thonë nga Tetovasot.
Ai në një status në Facebook ka thekësuar se i di emrat e kërcënuesve dhe rastin do të lajmëroj në të gjitha organet e rendit dhe ambsadat e huaje në Maqedoni.
“Qarqe të caktuara politike, të lidhura me pushtetin aktual, kanë vënë në lëvizje një fushatë të rrezikshme kundër meje — me kurthe të ulëta morale dhe kërcënime të natyrës fizike, përfshirë edhe inskenime që prekin kufirin e atentatit.
Emrat i di. Veprimet po i dokumentoj.
Për këtë çështje do të njoftoj zyrtarisht Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Ambasadën e Gjermanisë, përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Shkup, si dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
Liria e fjalës dhe siguria personale nuk janë për t’u negociuar.
Askush nuk do të më frikësojë me skema të pista dhe kërcënime që i përkasin mafies, jo politikës.
Ky nuk është vetëm sulm ndaj meje si individ, por një sinjal i qartë se si trajtohen zërat e lirë në këtë vend. Por të më heshtni, duhet të më ndalni gjallë.
Dhe kjo nuk do të ndodhë!” ka shkruar Nevrij Ademi.