Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka komentuar kërcënimin që ka ardhur në adresën e elektronike të BDI-së.
Ai shkruan se ky nuk është kërcënimi i parë që është drejtuar grupit parlamentar të BDI-së këtyre ditëve, shkruan SHENJA.
Megjithatë, Bexheti, thotë se ky kërcënim nuk i zmbraps ata.
“Ky është kërcënimi i radhës, jo i pari, gjatë këtyre ditëve drejtuar grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Po a me të vërtetë ju ka lanë mendja dhe mendoni se me kështu kërcënime frikësoni dikë?
Veç ta keni të qartë… as qerpiku nuk na lëviz, e jo më përcaktimi ynë!
Organet e shtetit duhet të bëjnë punën e tyrë e ne bëjmë punën tonë!”, ka shkruar Bexheti.
Data 31.03.2026
Aktuale
- Pa ndryshime kushtetuese nuk ka BE, Parisi mbyll derën për rinegocim!
- Pesë sinjale që paralajmërojnë rënien e Vuçiqit
- Një ari mbrëmë është parë në një zonë të banuar në Rostushë
- Ministrja e Jashtme e Australisë: Kundërshtojmë dënimin me vdekje në të gjitha rastet
- Shpallet konkursi për zgjedhjen e tetë zëvendësve të Avokatit të Popullit
- NATO kap raketë balistike iraniane që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë
- Në Villën “Vodno”, Siljanovska e pret presidentin e Malit të Zi
- Tragjedi në Gostivar, djali dyshohet se ka vrarë babain


