23 April
Sistemi i Kembrixhit nga viti i ri shkollor 2017-2018 do të fillojë të aplikohet edhe në shkollat e mesme të përgjithshme, gjegjësisht në gjimnaze. Të gjithë ato nxënës që do të regjistrohen në gjimnaz nga viti i parë do të kenë mundësinë të përzgjedhin një nga 6 drejtimet, respektivisht matematiko-natyror kombinimi A dhe B, gjuhësorë-artistik, kombinimi A dhe B dhe humanitaro-shoqëror, kombinimi A dhe B.
Këtë vit nxënësit do të aplikojnë për 6 drejtime dhe jo sikur deri tani që ishte pas viti të dytë janë orientuar për drejtimet. Prej këtë viti do të jetë risi, nxënësit do të orientohen gjatë regjistrimit për drejtimet e parapara – deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.
Nga Ministria e Arsimit vlerësojnë se implementimi i këtij sistemi në gjimnaze do të jetë me më shumë perspektivë për nxënësit dhe do ju ndihmojë atyre më lehtë të kualifikohen për të ardhmen.
Në bazë të rezultateve të cilat neve kemi arritur nga arsimi fillor ku bëhet implementimi i suksesshëm i sistemit të Kembrixhit dhe është vendosur dhe është konstatuar që të vazhdoj në arsimin e mesëm për të pasur një kontinuitet. Edhe pse ndoshta shpeshherë ka pas edhe kontradikta dhe kundërthënie në drejtim të implementimit të sistemit të Kembrixhit, por sidokudo ne mendojmë se ky sistem është i përparuar dhe mendojmë se do të jep një perspektivë më të madhe dhe më të mirë të gjithë atyre brezave të ri – tha Safet Neziri, ministria e arsimit.
Sistemi i Kembrixhit zbatohet në më shumë se 10 mijë shkolla në 160 shtete të ndryshme. Në Maqedoni faza e parë e këtij sistemi filloi të aplikohet në shtator të 2014 në klasat e para, të dyta dhe të treta.
Shefkije Alasani