MPB njofton se me 20.05.2025, në ora 10:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një veturë e tipit BMW me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.A. (19) nga Tetova, ka goditur këmbësorin I.F. (81) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë.
Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.