U zgjuan dhe u kthyen hamallët e huaj të turpit, thotë Jove Kekenovski për letrën e sotme të disa zyrtarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, të cilët kërkuan shtyrjen e Kongresit, përcjell FLAKA.
“Shërbetorët besnikë të deri djeshëm të Gruevskit në fund morën guximin dhe filluan të vënë në dyshim kapacitetin demokratik të partisë. Unë kam qenë duke thënë këtë për shumë vite. Pasi e shohin se ata nuk janë më “në lojë”, ata po kërkojnë shtyrjen e Kongresit, megjithëse është vetëm një hyrje dhe një fillim në goditjen shtesë të partisë. Atje, “kudra do të vazhdoë të jetë kudër” dhe “do të luajnë sabji”. U rekmonadojë se llogaritë e papastruara të cilat çdo e më shumë do të dalin në opinion duhet ti pastrojnë nga partia”, thotë Kekenovski.
Ai shton se të gjithë ata nënshkruesit heshtën në Komitetin Qendror vetëm një javë më parë kur FRODEM kërkoi shtyrjen e Kongresit për 60 ditë, delegatë të rinj, një Trup Koordinues i përbashkët që do të përgatisë Kongresin dhe do të menaxhojë partinë deri në mbajtjen e Kongresit dhe dorëheqjen e Komiteti Qendror.