Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se po ndjekin zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve MIA, Kocijançiq tha se ajo për të cilën Komisioni ka shprehur shqetësim, është retorika negative dhe tensionet e ditëve të fundit.
“KE ka ndjekur rezultatet preliminare dhe vendimet pas ankimimeve dhe tani i pret përgjigjet e ankesave. Institucionet relevante shtetërore, përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe gjykatat, duhet të punojnë pandërprerë, pa presione dhe ndërhyrje politike. Jemi të shqetësuar për shkak të tensioneve të ditëve të fundit, si dhe për shkak të retorikës negative. Komisioni u bënë thirrje të gjitha paleve të përfshira të sillen me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe proceset demokratike.”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së.
Komisioni Evropian edhe njëherë ka porositur Maqedoninë që të angazhohet sa më shpejtë në zbatimin e reformave të rekomanduara si dhe në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara politike.
“Me padurim presim që formim të shpejtë të Kunvendit dhe Qeverisë së re dhe zbatimin e reformave për zgjiedhjen e sundimit sistematik të së drejtës, po ashtu edhe të reformave urgjente prioritare, si dhe bëjmë thirrje për implementim të vazhdueshëm të marrëveshjeve të kaluara politike. Komisioni do të vazhdojë me përkrahjen e vendit në procesin e integrimit evropian”, ka shtuar ajo.