Komisioni Evropian ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare me vlerë prej 3 miliardë euro për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia, me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia me korona virusin. Maqedonisë së Veriut i janë aprovuar 160 milionë euro ndihmë financiare.
Memorandumet për mirëkuptim, parashikojnë veprimet e politikave për të cilat janë obliguar përfituesit, me qëllim të fitojnë edhe pjesën e dytë të ndihmës. Për Maqedoninë e Veriut, kushtet për politikat për programin e tyre për ndihmë makro financiare, në vlerë prej 160 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencën, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë.
Vendimi për ndarjen e ndihmës makro-financiare për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende partnere nga fqinjësia në kontekst të KOVID – 19 pandemisë, u propozua nga Komisioni më datë 22 prill dhe u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli më datë 25 maj 2020. /SHENJA/