Me 25.02.2019 në ora 14.05 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në spitalin në Kavadar me lëndime është sjell Gj.S.(56) nga Kavadari, i punësuar në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë”, transmeton Almakos.
Pas ndihmës mjekësore ai është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas paraqitjes në polici, Gj.S. është lënduar derisa ka qenë duke i kryer detyrat e punës ditën e njëjtë rreth orës 11 në vendin e quajtur “Lubash i Madh”.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar. Po punohet për zbardhjen e rastit.