Prokurorja speciale publike, Katica Janeva u deklarua me rastin e incizimit të ri që sot e publikoi gazeta italiane “La Verita”, shkruan Almakos.
“ E dëgjova incizimin të publikuar në portale që ka lidhje me ngjarjet e rastit ‘Reket’. Jam e tmerruar se si procedurat e mia si Prokurore Speciale kanë të bëjnë me cilën do lidhje me rastin ‘Reket’. Si Prokuror special obligimi jem është që të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe personat tjerë në lidhje me procedurat penale që janë duke udhëhequr nga kjo Prokurori Publike dhe nga të gjithë ato të tentoj që të nxjerri sa më shumë informacione se si do ta përmirësoja pozicionin në kontekstin e të dyshuarve në secilin hetim/lëndë individualisht. Jam biseduar për rritjen e shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për zbulimin e njohurive të reja në dobi të hetimit, më saktë, për përmirësimin e pozicioneve tona si prokuror publik, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk kam tregtuar me asnjë ndikim, nuk e kam keqpërdorur funksionin dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. Prokurori gjithmonë është prokuror dhe edhe kur flet me të dyshuarit në telefon, dhe për një deklaratë të tillë në atë moment kishte arsyetim.”, deklaroi ndërmjet tjerash Katica Janeva./Almakos/


