Alsat 2020-06-18T10:57:47+02:00
Ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva e akuzuar në rastin Reket për keqpërdorim të detyrës zyrtare sot është shpallur fajtore dhe dënuar me 7 vite burg. Janeva me vet-kërkesë nuk ishte prezentë në seancën e sotme gjyqësore për të dëgjuar vendimin e gjykatës.
Prokurorja e rastit Villma Ruskoska, kërkoi që Janeva të kthehet në paraburgim deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit.
“Duke pas parasysh se tanimë e dënuara ka marrë një dënim të lartë, por edhe për atë se ndaj saj zhvillohet procedurë hetimore për vepër tjetër, kërkoj që Janevës ti shlyhet arresti shtëpiak dhe të kthehet në burg në Shutkë”, tha Ruskoska.



