
Alsat 2019-10-01T15:33:59+02:00
Katica Janeva mbetet në burgun e Shutkës. Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën për shfuqizimin e paraburgimit. Gjykatësit vlerësojnë se ende ekziston rreziku për arratisjen e Janevës ndërsa Këshilli ka marrë njoftimin e Prokurorisë se hetimi për rastin “Reketi” ka mbaruar. Pas Apelit, mbrojtja kërkoi edhe nga Gjykata Penale që Janeva të dalë nga burgu i Shutkës.
Është dorëzuar ankesë dhe gjykata duhet të vendos duke dorëzuar garanci. Janë ofruar tre banesa si garanci – tha Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.
Dy avokatët e Janevës paralajmëruan se nesër do të takohen me të në burgun e Shutkës. Pritet t’i tregojnë se çfarë dëshmi posedon Villma Ruskoska, por edhe ta njoftojnë se Janeva është ndjekur fizikisht para se të arrestohet. Pasi ta njoftojnë me të gjitha rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, ish kryetarja e Speciales duhet të tregoj udhëzime se si duhet ta përgatitin avokatët mbrojtjen. Në ndërkohë, në paraburgim është edhe Boki 13. Ai të enjten në seancë publike para Apelit do të kërkoj t’i shfuqizohet paraburgimi. Për momentin, nga tre të dyshuarit në “Reket”, në arrest shtëpiak është Zoran Milevski- Kiçeec. Avokati i tij, Aleksandar Novakovski pohon se Kiçeec nuk ka arritur marrëveshje me Ruskoskën dhe se po grumbullojnë dëshmi që t’i dërgojnë në mbrojtjen e tyre. Avokatët e Boki 13 dhe Janevës publikisht u ankuan se prokuroria për krim të organizuar nuk u ka mundësuar qasje në dëshminë e Zoran Kiçeecit, edhe pse hetimi ka mbaruar. Sipas qasjes në dëshmi Boki 13, Zoran Kiçeec dhe Katica Janeva kanë qenë të ndjekur para se të arrestohen. Të gjithë dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtim se hetimi i PSP-së për larje parash kundër tij do të ndërpritet. Për momentin, nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë.
Bojan Stojanovski
Loading…




