Katër persona, prej të cilëve njëri në gjendje më të rëndë, janë lënduar gjatë një fatkeqësie rrugore që dje pasdite ndodhi në udhëkryqin mes bulevardit “Sllovenia” dhe Rrugës së Kaçanikut.
Fatkeqësia ndodhi gjatë ndeshjes mes automjetit “Audi”, me targa të Kosovës, drejtuar nga 44-vjeçari S.A., dhe “Folksvagen Bora”, drejtuar nga 30-vjeçari B.I. nga Shkupi. Më rëndë është lënduar bashkëudhëtari në automjetin “Audi”, I.A. (1968) nga Kosova, i cili është dërguar në Qendrën urgjente ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për
jetën. Janë lënduar edhe vozitësi i “Audi”-t dhe vozitësi dhe bashkëudhëtari i automjetit “Bora”. Vozitësi B.I. dhe bashkëudhëtari H.F. (1992) janë dërguar në Klinikën universitare për sëmundje krirugjike “Naumi i Ohrit”, ndërsa vozitësi i “Audi”-t është dërguar në SPQ “8 Shtatori”, pas çka është dërguar në Qendrën urgjente, e më pas është lëshuar për mjekim shtëpiak. Gjatë nxjerrjes së të lënduarve ka intervenuar edhe Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.
Për fatkeqësinë është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi nga SPB Shkup. Janë konstatuar shkaqet e fatkeqësisë.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci
- Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Petrovci
- Arrestohet në Tetovë 52-vjeçari i dyshuar për vjedhje
- Vdekja e 7-vjeçares në Spitalin e Tetovës, Elezi: Mjekët kanë vepruar sipas protokolleve mjekësore