Me 23.02.2019 rreth orës 21.00 në Stacionin Policor në Resnje është lajmëruar se në një restorant në rrugën “Josif Josifovski” në Resnje është shkaktuar një përleshje fizike midis B.O.(21), L.A.(46), T.R.(33), nga njëra anë dhe R.D.(51), nga ana tjetër, të gjithë nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë punuar në Resnje, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, në një moment ata kanë dal nga objekti, ku R.D. me thikë i ka shkaktuar plagë L.A.-së, ndërsa T.R. e ka ther. Zyrtarët policor menjëherë pas paraqitjes në polici kanë dal në vendin e ngjarjes.
Personave iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin në Manastir, ndërsa pastaj B.O., T.R. dhe R.D. janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Resnje, ndërsa L.A. është mbajtur për shërim. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.