Katër komisione do të mblidhen sot në Parlament, dhe atë: Komisioni për Çështjet Ekonomike, Punën dhe Politikat e Energjisë, Komisioni për Politikat Sociale, Demografinë dhe Rininë, Komisioni për Financa dhe Buxhet dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini janë Projektligji për Ndryshimet në Ligjin për Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Detyrueshme dhe Projektligji për Ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara, të dyja në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit për Financa dhe Buxhet do të jetë Projektligji për Huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes Kornizë të Huasë për Financim Shtesë të Projektit për Ndërtimin e Palestrave, në lexim të dytë, dhe Plani Financiar i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2026…


