Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i ftuar në TV24, tha se Qeveria e ardhshme është e obliguar dhe ka borxh që t’i rikthej institucionet në shërbim të qytetarëve. Ai tha se partizimi i skajshëm i institucioneve ka bërë që në skenë të del Lëvizja BESA. Sa i përket pjesëmarrjes se BESËS në Qeverinë e ardhshme, Rexhepi tha se ata kanë përgatitur ekip për të filluar bisedimet, tani që Zaev e ka marrë mandatin për të formuar Qeverinë. “Ne do të diskutojmë përcaktimet tona politike me mandatarin. Lëvizja BESA këtë proces për ndryshime e ka përkrahur në mënyrë konstruktive. Ne nuk kemi biseduar dhe nuk kemi kërkuar që të bisedojmë në mënyrë që sa më shpejtë të merret mandati. Tani, pasi ka marrë mandatin Zaev, ai ishte tek selia jonë, dhe kishte takim me Kasamin. Ai tha se BESA dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re. Ne kemi përgatitur ekip për bisedime, kemi strategji dhe besojmë se në ditët e ardhshëm do të fillojmë bisedimet. Ne jemi të interesuar që sa më shpejtë të formohet qeveria, dhe premtimet të realizohen”, tha Rexhepi.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Tentoi të kalonte kufirin, arrestohet në Qafë Thanë i riu maqedonas i kërkuar nga Austria për trafik narkotikësh
- Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri
- Taravari: Kandidatët e ASH-së do të fitojnë që në ruandin e parë për kryetar komune
- Zgjedhjet Lokale 2025: Dita e fundit për të dorëzuar kandidaturat për kryetarë komune dhe anëtarë të këshillave në Komisionet Zgjedhore Komunale
- Aksident i rëndë në Kosturinë të Strumicës – tre persona të lënduar, mes tyre edhe një i mitur
- Dyshohet se kanë vjedhur parfume në një hotel, tre shtetas grekë kapen në Bogorodicë
- Trump shpall hetim të ri ndaj George Soros: A është ky fillimi i një lufte ligjore?
- Pas Thethit, IKMT nis fadromat edhe në Valbonë! Deputeti i PD-së: Banesat u ndërtuan me mund e djersë, por s’ka asnjë procedim për zyrtarët që i lejuan