Në qoftëse bëhet krahasim mes trajtimit të ish-të burgosurve politik maqedonas dhe atyre shqiptarë, atëherë vërehet se në Maqedoni jo që nuk është avancuar çështja shqiptare por ajo është degjeneruar edhe më shumë. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë një vizite të Shoqatës së ish-të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarët në Maqedoni. Kasami ka nënvizuar se gjendja e ish-të burgosurve politik tregon edhe më qartë se shqiptarët si komb, janë të diskriminuar në çdo aspekt, vetëm sepse jemi shqiptar, ndërsa ka potencuar se në të ardhmen prioritet i shqiptarëve duhet të jetë edhe çështja e ish-të përndjekurve politik por edhe e veteranëve të vitit 2001. Ndërsa kryetari i Shoqatës Shpëtim Pllozhani, tha se ish të burgosurit politik shqiptarë janë në gjendje të mjerueshme, për dallim prej ish-të burgosurve maqedonas që kanë kushte moderrne.
“Gjithashtu e prezentuam edhe ligjin më diskriminues që mund të thuhet sot në këtë vend, në këtë shtet, ligjin e ish të burgosueve politik maqedonas, të cilët sotë kanë zyra mbi 200 metera katror, kanë sekretari, kanë arkivë, kanë paisje kompjuterike, kurse zyrën tonë sikurse e patë është ç’do gjë e kalbur, na kanë çkyçur edhe rrymën, mirëpo shpirti jonë luftarak nuk dorëzohet.Morëm një përkrahje nga Lëvizja Besa se në të ardhmen do ta trajtojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur edhe çështjen e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik.Sipas ligjit ekzistus maqedonasit janë zhdëmtuar me një nivel prej 10 mijë euro në vjet”, ka deklaruar Shpëtim Pollozhani.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Gati 3 mijë persona largohen nga Jemeni drejt Xhibutit për më pak se një javë
- Ishte në një takim me Mbretin e Anglisë – Hajdutët vjedhin shtëpinë e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firenze! I marrin sende me vlerë dhe lejen e qëndrimit
- Eurodeputeti Kyçyk: Marrëdhëniet e Sofjes me Shkupin po bëhen gjithnjë e më të vështira
- Eurodeputeti Kyçyk: Marrëdhëniet e Sofjes me Shkupin po bëhen gjithnjë e më të vështira
- Nvidia parashikon dyfishimin e shitjeve të çipave në 2024
- A po lind diçka midis Gjestit dhe Vildane Zenelit.. ?!
- Protesta e fortë e Altin Krasniqit: Historia e UÇK-së përballë drejtësisë
- Flamujt e kombit mbushin Prishtinën para protestës së OVL-UÇK-së


